KRYEFAQJA » LAJME » I ngacmoi bashkëshorten, vret bashkëfshatarin
I ngacmoi bashkëshorten, vret bashkëfshatarin

I ngacmoi bashkëshorten, vret bashkëfshatarin

Një 42 vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Goricaj, Lushnje. Ngjarja ka ndodhur pak minuta para mesnatës në një lokal të fshatit. Sipas policisë, viktima, Admir Llupo 42 vjeç ka qenë duke pirë në lokal dhe ka ngacmuar bashkëshorten e pronarit të lokalit, Petrit Toromeni 42-vjeç, i cili e ka qëlluar bshkëfshatarin duke e vrarë. Autori është ndaluar nga policia. Sipas kësaj të fundit, viktima Admir Llupo është person me precedentë të mëparshëm penale. Ai kishte disa muaj që kishte dalë nga burgu, ku kishte kryer dënimin prej 15 vitesh për vepren penale “shfrytëzim prostitucioni”.

Sicred