KRYEFAQJA » LAJME » I ftohti dhe ngricat mbajnë të mbërthyer Shqipërinë
I ftohti dhe gricat mbajnë të mbërthyer Shqipërinë

I ftohti dhe ngricat mbajnë të mbërthyer Shqipërinë

Edhe gjatë 24 orëve të fundit Shqipëria ka qenë e mbërthyer nga moti shumë i ftohtë. Temperatura e regjistruara kanë qenë -19 gradë. Problemet me të shumta janë krijuar në qarkullimin në rrugë dhe jetën e përditshme të banorëve në zonat e thella malore. Të martën ka nisur të bierë sërisht dëborë, madje për disa minuta ajo ka habitur edhe banorët e Sarandës, të cilët e shikojnë atë pas 32 vitesh.
Në qarqet Kukës, Shkodër, Dibër, Lezhë, Korçë, Elbasan, Vlorë dhe Berat për shkak të temperaturave të ulëta dhe erës së fortë, në disa akse rrugore ka pasur akull. Të gjithë akset rrugore kombëtare janë të qarkullueshme, disa pjesërisht me zinxhirë. Firmat kontraktore vazhdojnë të punojnë me forcat dhe mjetet e tyre, duke pastruar borën dhe hedhur kripë e skorie në rrugë, sidomos në segmentet problematike.
Disa emergjenca shëndetësore janë përballuar me helikopter për shtetas me probleme. Në disa qarqe ka nisur shpërndarja e ndihmave të cilat vijojnë edhe gjatë ditës së sotme nëpër disa zona të vështira.
Situata në akset rrugore në të gjithë vendin,mëngjesin e sotëm paraqitet si më poshtë:

QARKU KUKËS

Në qarkun e Kukësit të gjitha akset rrugore kombëtare janë të qarkullueshme pa zinxhirë:
Rruga e Kombit-Tuneli Thirrës, Krumë-Qafë Prushi-Kam, Bajram Curri-Fierzë, Bajram Curri-Qafë Luzhë, Bajram Curri-Qafë Morinë dhe Bajram Curri-Valbonë ndërkohë në rrugët rurale Kukës-Bushtricë, Kukës–Zapod, Dushaj-Lekbibaj, Qafë Shlak e Qafë Mali- Qafë Dardhë- Meliska- Fierzë, Grykë-Çaj, Kalisë, Surroj, Zapod, Topojan, Shishtavec dhe Malzi, Bashkitë Has e Tropojë për të qarkulluar duhet të përdoren zinxhirët.
Aktualisht e bllokuar është njësia administrative Arrën.

QARKU SHKODËR

Në qarkun e Shkodrës akset Fushë Arrëz-Iballë, Shkodër-Theth, Shkodër – Shosh- Breg i Lumit, Qafë Bordoleci–Vemosh; Shllak-Temal,Qerret-Qelëz; Tamarë-Vermosh; Tamarë-Kozhnje dhe rruga për në njësinë Administrative Temal janë të bllokuara.
Akset rrugore Fushë Arrëz-Qafë Mali-Qafë Shllak; Qafë Mali-Dardhë-Fierzë dhe Pukë -Fushë Arrzë-Qafë Mali janë të qarkullueshme me zinxhirë.

QARKU DIBËR

Në qarkun e Dibrës aksi i vetëm kombëtar është ai Lurë- Peshkopi ndërkohë akset e tjera Ura e Çerenecit-Steblevë, Skuraj-Burrel; Burrel-Qafë Bualli, Qafë Bualli-Peshkopi dhe Peshkopi-Kala e Dodës janë të qarkullueshme me zinxhirë.
Akset rurale të bllokuara janë Muhurr-Çidhen- Lurë dhe Burrel-Macukull ndërsa në akset
Muhurr-Çidhen-Reç, Muhurr-Selishtë, Klos-Ziver, Klos-Kurçelaj, Klos-Gurrë e Sipërme dhe Klos-Burrel qarkullimi bëhet me zinxhirë.

QARKU LEZHË

Në qarkun e Lezhës Segmenti i Rrugës së Kombit Rrëshen-Sang-Tuneli i Thirrës është i qarkullueshëm me zinxhirë.
Gjithashtu edhe akset rurale Rrëshën-Kurbnesh-Lurë, Njësitë administrative Fan, Orosh dhe Selitë dhe Kaçinar janë të qarkullueshme me zinxhirë.

QARKU KORÇË

Në qarkun e Korccës të gjitha akset kombëtare janë të hapura por në akset Qafë Thanë–Pogradec- Qafë Plloçë- Korçë dhe Korçë- Qafë Qarri-Ersekë qarkullimi bëhet me zinxhirë.
Edhe në pikat turistike Korçë- Dardhë dhe Korçë-Voskopojë janë të qarkullueshme me zinxhirë.

QARKU ELBASAN

Në akset kombëtare Elbasan- Librazhd- Qafë Thanë; Labinot Fushë- Bizë- Martanesh dhe Librazhd-Steblevë qarkullimi kryhet me zinxhirë.
Qarkullimi për në Njësitë Administrative Hotolisht dhe Polis kryhet vetëm me zinxhirë.
Me zinxhirë qarkullohet edhe aksi Qafë Shapkë- Qarrishtë.

QARKU VLORË

Për shkak të ngricave gjatë natës segmenti Orikum- Palasë, në Qafë Llogara dhe Qafë Muzinë si dhe Qafë Gjashtë qarkullohen me zinxhirë.

QARKU BERAT

Në qarkun e Beratit Bashkia Poliçan në aksi rrugor Tomorr i Madh – Tomorr i Vogël qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Sicred