KRYEFAQJA » LAJME » Bota » I ftohë ekstrem në SHBA dhe Kanada
I ftohë ekstrem në SHBA dhe Kanada

I ftohë ekstrem në SHBA dhe Kanada

I ftohti ekstrem ka mbërthyer Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë, ndërsa metereologët parashikojnë se ngricat do të vazhdojnë edhe në fillim të 2018-s. Qyteti i International falls në shtetin amerikan të Minesotës, i vetshpallur kutia e akullt e kombit, pa temperaturat të binin në -38.3 gradë celsius. Ndërsa mali Uashington në New Hampshire, shtëpia e motit më të keq në botë, shënoi temperatura deri në -36,6 gradë celsius. Për ta ilustruar këtë, shkencëtarët në observatorin e këtij mali demonstruan se si uji i vluar shndërrohet brenda çastit në borë.
Autoritetet amerikane paralajmëruan banorët në zonat e prekura nga i ftohti ekstrem që të tregohen të kujdesshëm gjatë lëvizjeve me automjete dhe mbi të gjitha të ekspozohen sa më pak ndaj të ftohtit.
I ftohti ekstrem ka mbërthyer ashpër edhe Kanadanë, ku në disa zona temperaturat ishin më të ulta se në Polin e Veriut apo në planetin Mars. Megjithese pranuan se ky i ftohte është i pazakontë, kanadezët nuk janë ndalur në aktivitetet e tyre dhe veç paralajmërimit për kujdes, autoritetet thanë se nuk ka asnjë problem në lëvizjen e njerëzve.

Sicred