KRYEFAQJA » LAJME » I ftofti i acartë përfshin gjithë vendin

I ftofti i acartë përfshin gjithë vendin

I ftohti i acartë që ka përfshirë gjithë vendin, do të vijojë edhe në javën e ardhshme. Meteorologia e RTSH-së, Rezarta Xhakollari, thotë se temperaturat do të shënojnë rënie edhe javën e dytë të Janarit, duke regjistruar shifra më të ulëta se mesatarja e muajit Janar.

Kujdes duhet të tregojnë veçanërisht përdoruesit e rrugës.

Vetëm në javën e tretë të muajit Janar, i ftohti i acartë do të largohet duke ia lënë vendin temperaturave të zakonshme, për muajin e parë të vitit.

Sicred