KRYEFAQJA » LAJME » “I forti i i Shkodrës” në gjendje të rëndë
"I forti i i Shkodrës" në gjendje të rëndë

“I forti i i Shkodrës” në gjendje të rëndë

Ilmir Hajdari, i cili u plagos me 8 plumba mbrëmjën e së mërkurës në një atentat në Shkodër, është sjellë me helikopter në Tiranë në orët e vona të mbrëmjes. Për shkak të plagëve të marra në gjoks gjendja e tij është e rëndë. Hajdari njihej ndryshe si “i forti i Shkodrës” dhe akuzohet për vrasjen e Indrit Bajrit në vitin 2001. Që nga ajo kohë e deri në mbrëmjen e së mërkurës, vrasjet nuk janë ndalur. Xhabir Shegaj dhe Kujtim Barbullushi gjithashtu të akuzuar për vrasjen e Bajrit janë vrarë më herët, ndërsa Hajdaraj ishte i vetmi i akuzuar që ishte ende gjallë. Policia njofton se janë shoqëruar disa persona, të cilët mendohen se kanë lidhje me atentatin. Po ashtu mësohet se në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar edhe vëllezërit Bajri në Shkodër.