KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Hyrja e TVSH, bizneset protestojnë duke ulur qepenat

Hyrja e TVSH, bizneset protestojnë duke ulur qepenat

Biznesi i vogël e ka të pamundur që të përballojë përfshirjen në skemën e TVSH-së. Nën këtë moto në Tiranë të gjithë bizneset në zonën e njohur si “Qyteti i nxënësve” kanë ulur qepenat e dyqaneve të tyre. Portesta të ngjashme janë zhvilluar edhe në qytetet të tjera të vendit.
Në Korçë rreth 60 biznese të Qendrës Tregëare Pazari, mbyllen aktivitetet për 2 orë në shenjë proteste. Tregtarët thonë se e kanë të pamundur të përballojnë shpenzimet e rritura nga futja në këtë skeme. Ata kanë kërkuar rishikimin e skemës së tvsh-së.
Edhe në Fier rreth 100 biznese kanë ulur qepenat në shenjë proteste.
Sipas të dhënave zyrtare të tatimeve nga 1 prilli kanë hyrë automatikisht në skemën e TVSH-së 11,500 subjekte, të cilët janë identifikuar nga transmetimet ditore të qarkullimit të realizuar me pajisje fiskale gjatë vitit të kaluar, si dhe nga të dhënat e vetëdeklaruara në deklaratën e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin të vitit 2017.

Sicred