KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Hyn në fuqi taksa e “Rrugës së Kombit”, Berisha: “Sot filloi taksa “Edvin”!
Hyn në fuqi taksa e "Rrugës së Kombit", Berisha: "Sot filloi taksa "Edvin"!

Hyn në fuqi taksa e “Rrugës së Kombit”, Berisha: “Sot filloi taksa “Edvin”!

Duke filluar nga ora 12 e së dielës, të gjitha makinat që kalojnë në “Rrugën e Kombit” do të duhet të paguajnë nga 5-10 euro taksë. Pagesa do të kryhet në të dy kahjet në hyrje të Tunelit të Kalimashit. Parashikohet që nga kjo taksë të sigurohen minimalisht 13 milionë euronë vit.
Ky koncesion prej kohësh ka qenë mjaftë i debatueshëm. Sipas specialistëve vepra, mjaftë e kushtueshme, mbi 1.2 miliardë euro, është ndërtuar me fondet e buxhetit të shtetit, ndaj nuk mund të trajtohet si koncesion. Sipas tyre gjithshka duhej parashikuar që në fillim të ndërtimit. Mirëmbajtja e “Rrugës së Kombit”, me parametra ndërkombëtarë, thonë specialistët, i kalon 100 milion euro në vit, mjaftë e kushtueshme për buxhetin e shtetit shqiptar. Dhënia me konçesion është shoqëruar me pakënaqësi veçanërisht nga banorët e zonave ku kalon kjo rrugë. Por firmat që vjelin taksën thonë se do të ketë lehtësira për banorët dhe mjetet që udhëtojnë më shpesh në këtë rrugë.
Nisja e pagesës në “Rrugën e Kombit” është kundërshtur ashpër nga ish kryeministri Sali Berisha, ideatori dhe realizuesit i saj. “Sot filloi taksa “Edvin”” shkruan zoti Berisha në Fejsbuk. Sipas tij “Shqipëria nga “Rruga e Kombit” siguron mbi 300 milionë euro të ardhura në vit. Në vend që një përqindje e tyre të përdoren për mirëmbajtjen e saj, Edvin Kristaq Rama takson shqiptarët pse udhëtojnë tek njëri-tjetri! Turpi i Kombit!”shkruan zoti Berisha.

Sicred