KRYEFAQJA » LAJME » Hyjnë në fuqi ndryshimet në ligjin për masat ndaj dhunës në familje
Hyjnë në fuqi ndryshimet në ligjin për masat ndaj dhunës në familje

Hyjnë në fuqi ndryshimet në ligjin për masat ndaj dhunës në familje

Duke filluar nga kjo javë, kanë hyrë në fuqi ndryshimet e reja në ligjin për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare, që u miratuan në Kuvendin e Shqipërisë më datë 27 Korrik 2018. Me këto ndryshime, gratë që përballen me dhunën në familje tani do të kenë mbrojtje që në momentin e parë të denoncimit në polici, për të vazhduar më pas me masat e tjera të parashikuara.Vendimi i gjykatës për nxjerrjen e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes do të jetë i formës së prerë , duhet të dalë brenda 15 ditësh dhe nuk mund të ankimohet. Regullimet e bëra në ligj përcaktojne më qartë përgjegjësitë e zyrtarëve në çdo hallkë të zinxhirit të mbrojtjes së viktimave të dhunës në familje. Sipas këtyre ndryshimeve do të ketë madje, gjoba që varjojnë nga 50-100 mijë lekë për punonjesit që zvarrisin dhënien e provave për urdhrat e mbrojtjes. Po kështu, është parashikuar qartësisht edhe detyrimi i të gjitha organeve shtetërore për të ofruar falas çdo shërbim ekspertize të rasteve të dhunës në familje, ndërsa shpenzimet e ekspertëve që thirren nga gjykata (psikolgë, mjekë ligjore) do të paguhen nga dhunuesi. Ky ndryshim u bë i domosdoshëm pasi në shumë raste, gratë e dhunuara janë tërhequr nga kërkesa për urdhrin e mbrojtjes, për shkak se nuk kanë patur mundësi të paguante ekspertët e thirrur nga gjykata. Ndryshimet ligjore përmirësojnë edhe mbrojtjen e fëmijëve, pasi për herë të parë, me urdhrin e mbrojtjes për nënën, automatikisht do të garantohet urdhri i mbrojtjes për fëmijët, edhe nëse mbi ta nuk është ushtruar dhunë e drejtpërdrejtë. Pra, kujdestaria për fëmijët, edhe kur ata nuk kanë qenë objekt i drejtpërdrejtë i dhunës në familje, i kalon automatikisht viktimës. Në shumë raste të dhunës në familje, fëmijët të cilët kanë asistuar në dhunën e vazhdueshme të babait ndaj nënës së tyre, kanë përfunduar nën kujdestarinë e tij. Me ndryshimet e reja në ligj, në rastet e dhunës në familje hiqet edhe seanca e pajtimit; pra gjykata nuk mund të kalojë në seanca pajtimi mes palëve. Vetëm në 9 muajt e parë të vitit 2017, janë rregjistruar mbi 3400 denoncime për dhunë në familje, nga të cilat 1940 kërkesa u regjistruan për urdhër mbrojtje. Për fat të keq, 11 persona, 8 prej të cilave gra, bashkëshorte, nëna, humbën jetën.

Sicred