KRYEFAQJA » LAJME » “Hygeia” lehtëson pagesat për paketën e kontrollit bazë

“Hygeia” lehtëson pagesat për paketën e kontrollit bazë

Për sa kohë ushqehemi keq, jetojmë në strese dhe ambjente të ndotura, rreziku për tu prekur nga sëmundjet është i lartë. Por pamvarësisht rritjes së ndërgjegjësimit për kontrolle të shpeshta mjekësore edhe kur nuk jemi sëmure, përseri shumë qytetarë e neglizhojne këtë.

“Nuk kam pas shqetësime dhe nuk më është dhënë mundësia” thotë një zonjë për RTSH. “Ishin pesë kalamaj, u jam kushtuar atyre për ti arsimuar, burrin e kam patur të operuar”- shfajsohet deri diku ajo.

Mjekët e spitalit “Hygeia” tërheqin vëmendjen se Kontrolli Mjekësor Bazë Periodik është i vetmi që mundëson kapjen në kohë dhe trajtimin herët të tyre.

Prof.Arben Pilaca në spitalin “Hygeia” sqaron :

“Paketa patologjike që orfron spitali “Hygeia” për këtë qëllim përmban analizat që bëjnë kontrollin bazik të organeve dhe funksioneve bazike të organizmit, siç janë funksioni i veshkës, gjendrave endokrine, analizat e gjakut komplet, kemi një vizitë kardiologjike etj” spjegon ai.

Duke ju bashkuar nismës OBSH “Shëndet për të gjithë kudo e kurdo”, në kuadër të ditës botërore të shëndetit, spitali “Hygeia” vendosi të lehtësojë pagesat pagesat për paketën e kontrollit bazë me 10 ekzaminime përgjatë këtyre dy javëve me qëllim dhënien e kësaj mundësie sa më shumë individëve.

Prof.Arben Pilaca thotë se në këtë mënyrë përfitohen jashtëzakonisht shumë nëse problematikat shëndetësore kapen që në momentet e para. Trajtjmi bëhet më i lehtë, kostot më të vogla dhe ndërlikimet shëndetësore shmangen.

Sicred