KRYEFAQJA » LAJME » Hygeia konstaton 6 raste me melanomë në 400 vizita falas

Hygeia konstaton 6 raste me melanomë në 400 vizita falas

Statistikat mjekësore sipas të cilave rreth 85 përqind e rasteve me kancer në lëkurë janë të lidhura me ekspozimin ndaj rrezeve ultraviolet të diellit, i kanë shtyrë dermatologët e spitalit Hygeia të zgjerojnë fushatën ndërgjegjësuese të muajit maj edhe tek punonjësit e ujësjells-kanalizimeve, të konsideruar si kontigjent në rrisk.
“Ka shumë punonjës që rrinë me orë të tëra në terren nën rrezet e diellit. Veçanërisht situata bëhet më problematike në stinën e verës kur janë dhe rrezet më të dëmshme. Në këtë kuptim për nga vetë reputacioni që spitali Hygeia ka dhe performancën mjaftë të mirë në treg ne e pamë të nevojshme të fillojmë bashkëpunimin me këtë spital” tha Evis Gjebrea, nëndrejtoreshë në UKT.
Nëpërmjet aparaturës “Foto Finder” dermatologët konstatuan në disa raste edhe të quajturit “nishane melanocitike” që kanë nevojë të ndiqen në vazhdimësi. Mjekja Sidita Boriçi, dermatologe dhe venerologe, thotë se “30 përqind e melanomave shfaqet nga një nishan egzistues, ndërsa pjesa më e madhe që është 70 përqindshi janë raste të reja që shfaqen për herë të parë si melanoma”.
Individët me prezencë nishanesh sipas dermatologëve shqetësohen më shumë për nishanet dermal të ngritur në lëkurë, ndërkohë që rreziku qëndron tek nishanet e sheshtë që dryshojnë formë dhe ngjyrë. Mjekja Elna Cano- dermatologe dhe venerologe thotë se “kanceri i lëkurës është ndër më të rezikshmit dhe një ndër shkaqet e tij janë ekspozimi në diell numri i madh i nishaneve, predispozita familjare”.
Kolegia e saj mjekja Sidita Boriçi, shton se “Në kuadër të fushatave civilizuese që spitali Hygeia ka ndërmarrë tre muajt e fundit kemi konstatuar 6 raste me melanoma nga 400 egzaminime” Mjekët apelojnë për kontroll të nishaneve 1 herë në 6 mauj, përdorim të kremit mbrojtës dhe evitim të nxirrjes me aparate solari.

Sicred