KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Hungaria sot zgjedh përfaqësuesit e tyre në parlament
Hungaria sot zgjedh përfaqësuesit e tyre më parlament

Hungaria sot zgjedh përfaqësuesit e tyre në parlament

Hungarezët u janë drejtuar sot kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre më parlament, që ka në total 199 vende. Sondazhet paraprake tregojnë se kryeministri aktual Viktor Urban dhe partia e tij e krahut të djathtë Fidezs është para partisë së ekstremit të djathtë dhe socialistëve të qendrës së majtë. Qendrat e votimit u hapën në orën 6 të mëngjesit me orën lokale dhe pritet të mbyllen në orën 19 të mbrëmjes. Rezultatet paraprake pritet të publikohen një ose dy orë pas mbylljes së votimit. E ndërsa partia e Orban pritet të fitojë mazhorancën parlamentare, analistët thonë se ka mundësi që ajo të humbë supermazhorancën në organin ligjvënës, cka do të thotë se mund të humbë dy të tretat e vendeve në parlament që e ka lejuar Fidesz të kalojë ligje të shumë kundërshtuara të cilat kanë vënë nën presion gjyqsorin dhe mediat. Gjatë fushatës, Zoti Orban refuzoi të debatonte në publik me kundërshtarët e tij apo të fliste për mediat e pavarura. Në vend të kësaj ai foli gjatë mitingjeve me mbështetësit e tij. Fjalimet që ai mbajti u fokusuan tek një cështje kyce, që është ndalimi i imigracionit. – Migracioni është si ndryshku që në mënyrë të ngadaltë por të sigurtë do të konsumojë hungarinë, – u shpreh organ gjatë mitingut përmbyllës që u mbajt ditën e premte. Nën drejtimin e kryeministir Orban, Hungaria ndërtoi një gardh në kufinjtë e saj me Serbinë dhe kroacinë për të ndaluar migrantët e paligjshëm. Masat e tij kundër migracionit dhe retorkia e ashpër ka bërë që ai të përplaset me Bashkimin Europian në të shkuarën. Orban është mes euroskeptikëe që kundërshtojnë zgjeruimin e mëtjeshëm të BE-së. Ai ka refuzuar të marrë pjesë në programin europian për rishpërndarjene refugjatëve, si dhe ka vlerësuar liderin rus Vladimir Putin. Nëse fiton, ashtu sic edhe pritet, zoti Orban ka premtuar të ulë takën mbi të ardhurat si dhe të miratojë politika për rritjen ekonomike të vendit.

Sicred