KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Hungaria merr masa kundër imigracionit
Hungaria merr masa kundër imigracionit

Hungaria merr masa kundër imigracionit

Qeveria e Hungarisë ka intensifikaur luftën e saj ndaj miliarderit Xhorxh Soros, duke hartuar ligje të reja të cilat e quajnë vepër penale ndihmën që i jepet imigrantëve që kërkojnë azil. Sipas Foks Njuz, legjislacioni në fjalë është edhe masa e fundit ndërmarrë nga fushata Ndaloni SOROSIN e kryeministrit Viktor Orban, pas akuzave që donatori i lindur hungarez po përpiqet të krijojë një kontinent imigrantësh. Nëse legjislacioni kalon, dhe me shumë gjaasa do të kalojë pasi aprtia e zotit Orban ka më shumë se dy të tretat e vendeve në parlament, në vend do të publikohen fletëpalosje që japin informacion se quhet vepër penale nëse i jepet ushqim apo këshill ligjore azilkërkuesve. Ndërkohë, pritet që të ndryshohet edhe kushtetuta e vendit për të parandaluar transferimin e azilkëerkueve nga vendet e tjera të BE-së për në Hungari. Sipas shtypit hungarez, ligjet e reja parashikojnë dënime me burg nga disa ditë deri në një vit për njerëzit që ndihmojnë që migrantët të hyjnë në vend dhe për ata që i ndihmojnë ata për të marrë azil. Të njëjtat masa do të aplikohen edhe për persoant që financojnë imigracionin e paligjshëm. Sipas rrjetit BBC, në vitin 2015, Hungaria ishte në rrugën e trazitit për rreth një milionë azilkërkues, shumë prej tyre nga Siria, Iraku dhe Afganistani. Shumë prej këtyre migrantëve kishin destinacion Gjermaninë, por ngritja e gardheve kufitar në vendet ballkanike në vitin 2016 e ka reduktuar në mënyrë drastike fluksin.

Sicred