KRYEFAQJA » LAJME » Hungaria: Gruevskit i rrezikohej jeta nëse burgosej
Hungaria: Gruevskit i rrezikohej jeta nëse burgosej

Hungaria: Gruevskit i rrezikohej jeta nëse burgosej

Kushtet e këqija në burgjet maqedonase ishin argumenti kryesor me të cilin qeveria hungareze ka akorduar azil politik për Nikolla Gruevskin. Ish kryeministri maqedonas kishte kërkuar azil në Hungari duke theksuar se nëse ai burgosej në Maqedoni atëhere një komplot i organizuar rreth tij parashikonte që ta vrisnin në burg. Dhe pikërisht burgu duket se është gjetur si një emërues i përbashkët mes kërkesës së Gruevskit dhe miratimit të azilit nga Hungaria. Pikërisht në ditën kur Maqedonia dorëzoi kërkesën për ekstradim ndaj Hungarisë, në përgjigje të pyetjeve parlamentare në parlamentin e Hungarisë, Gergely Gulashi, shefi i kabinetit të kryeministrin hungarez Viktor Orban tha se vendimi për dhenien e azilit është marrë edhe në bazë të raportimeve se burgjet në Maqedoni që janë vlerësuar shumë dobët nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës. Ai shtoi, se nuk është i sigurt nëse Gruevskit i është bërë një gjykim i drejtë në rastin që ai akuzohet. Mediat hungareze sot bëjnë të ditur se Nikolla Gruevski mund të lëvizë në të gjitha vendet e BE me pasaportë azilanti të vulosur prej qeverisë Hungareze. Ndërkohë në Maqedoni ka skepticizem për sa i përket kërkesës së ekstradimit pasi mes dy vendeve nuk ekziston një marrëveshje për ekstradimin reciprok të shtetasve.

Sicred