KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Hungari, partia e Orbanit fiton për të tretën herë maxhorancën absolute

Hungari, partia e Orbanit fiton për të tretën herë maxhorancën absolute

Rezultatet paraprake kanë nxjerrë fituese të zgjedhjeve parlamentare në Hungari partinë e kryeministrit të djathtë Viktor Orban. Fidesz ka fituar gati gjysmën e votave, duke siguruar rreth 134 vende në parlamentin me 199 vende, dhe duke siguruar kështu votat e duhura për të patur një mazhorancë kushtetuese me dy të tretat. Fidesz fitoi mazhorancë të tillë edhe në zgjedhjet e vitit 2010 dhe 2014.  Kryeministri Orban është një euroskeptik i fortë, i cili e bazoi fushatën e tij mbi një platformë kundër imigracionit.  Në  fjalimin e mbajtur mbrëmjen e së dielës, ai u tha mbështetësve se fitorja e tij u jep hungarezëve mundësinë për të mbrojtur veten dhe vendin e tyre.

Fjalimet e mbajtura gjatë fushatës ai i përqëndroi tek ndalimi i migracionit- Migracioni është si ndryshku që në mënyrë të ngadaltë por të sigurtë do të konsumojë hungarinë, – u shpreh ai gjatë mitingut përmbyllës që u mbajt të premten që lamë pas. Nën drejtimin e kryeministir Orban, Hungaria ndërtoi  gardh në kufinjtë e saj me Serbinë dhe Kroacinë për të ndaluar migrantët. Masat e tij kundër migracionit dhe retorika e ashpër ka bërë që ai të përplaset me Bashkimin Europian në të shkuarën.  Ndërkohë, po sipas rezultateve paraprake, pas partisë së Orban në vend të dytë është vendosur partia nacionaliste Jobik, me 20 përqind të votave, socialistët kanë arritur të marrin vetëm 11.9 përqind të votave dhe partia e Gjelbërt është renditur e katërta me 7 përqind të votave. Pjesëmarrja në votime ishte gati 69 përqind, dhe disa qendra votimi qëndruan hapur edhe pas orës 19 të mbrëmjes për shkak të radhëve të gjata të votuesve.

Sicred