KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Humori, kjo dashuri e madhe shkodrane. Shënohet 60 vjetori i estradës profesioniste

Humori, kjo dashuri e madhe shkodrane. Shënohet 60 vjetori i estradës profesioniste

Përvjetori i 60-të i krijimit të estradës profesionistë të Shkodrës mblodhi në teatrin “Migjeni” emrat e njohur në vite të humorit jo vetem shkodran. Aktorë, regjisorë, këngëtarë, instrumentistë dhe shumë nga spektatorët besnik të estradës Shkodrane sollën në kujtesë dhe duartrokitën ecurinë në 6 dekada te institucionit të humorit shkodranë dhe emrat e figurat më të spikatura të tij. Rrugëtimi i estradës erdhi i përmbledhur në këtë 60 vjetor përmes dokumentarit të realizuar nga RTSH-ja me skenar dhe regji të Arjan Culiqit. Ky realizim përveçse evidentimit të disa prej perlave të humorit Shkodranë në vite vjen edhe si një homazhë në përkujtim të emrave të shquar të kësaj estrade që edhe pas ndarjes nga jeta mbeten personifikimi i humorit.

Në festën e ditëlindjes së 60-të të estradës së Shkodrës u përjetua me keqardhje nga artistë dhe spektatorë mos prania fizike në sallë e mjeshtrit të madhë të humorit, aktorit dhe regjisorit edhe të premierës më të fundit të estradës, Besnik Cinarit i cili, dy ditë më parë u godit nga një atak kardiak dhe aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve në gjëndje të stabilizuar shëndetësore.

Në 60 vite të rrugëtimit të saj estrada profesioniste e Shkodrës ka shfaqur afro 250 premiera, më e fundit ishte ajo e javës së shkuar që për katër netë me radhë mbushi sallën e teatrit “ Migjeni” duke rikonfirmuar humorin si një nga dashuritë e mëdha të spektatorit Shkodranë.

Sicred