KRYEFAQJA » LAJME » Humbja e jetës së pushuesve në plazhe, reagon ministri Klosi
Humbja e jetës së pushuesve në plazhe, reagon ministri Klosi

Humbja e jetës së pushuesve në plazhe, reagon ministri Klosi

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi u ka kërkuar 12 bashkive bregdetare dhe liqenore në vend, që që të ndërpresin kontratat me subjektet që nuk zbatojnë ligjin për sigurinë e jetës në ujë. Duke i bërë përgjegjës për zbatimin rigoroz të ligjit dhe për humbjen e 3 jetëve ditët e fundit në ujërat detare të Durrësit dhe Sarandës, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, me anë të një letre ka kërkuar marrjen e masave urgjente për rregulloren e kushteve dhe kritereve për ushtrimin e veprimtarisë në stacionet e plazhit e ka kërkuar reagim të shpejtë të të gjitha bashkive, por ka nxitur edhe organet hetimore të nxjerrin përgjegjësit për humbjen e jetëve në det.
Ministri u ka kujtuar kryebashkiakëve të Shkodrës, Lezhës, Kurbinit, Durrësit, Kavajës, Rrogozhinës, Divjakës, Fierit, Vlorës, Himarës, Sarandës dhe Pogradecit që sipas Task Forcës ka plazhe që nuk kanë marrë masa për kufizimin e hapësirave për notim me bova, sinjalizimin e zonave lundruese për argëtim, vendosjen e flamujve mbi përshtatshmërinë e motit si dhe kullat dhe vrojtuesit e plazhit. “Masat e marra nga ana jonë nuk mjaftojnë, nëse janë të pamjaftueshme përpjekjet tuaja për zbatimin e ligjit”, iu drejtohet Klosi bashkive, duke përmendur përmirësimin e pastërtisë në plazhe, shtimin e shërbimit shëndetësor, policor, eliminimin e zhurmave apo dhe më shumë njerëz të trajnuar për shpëtimin e jetëve në det.