KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Humbja 7-1 Brazilit me Gjermaninë, Lloyd: “Të zhdukim gjurmët!”
Humbja 7-1 Brazilit me Gjermaninë, Lloyd: "Të zhdukim gjurmët!"

Humbja 7-1 Brazilit me Gjermaninë, Lloyd: “Të zhdukim gjurmët!”

Megjithëse mundohet ta harrojë, Brazili vazhdon ta vuajë atë humbje turpëruese të kombëtares së vet 7-1 nga Gjermania në Botëtorin e 2014. Në pamundësi për të prishur gjithë stadiumin ku u luajt ndeshja, ata po mundohen të zhdukin disa nga provat që kanë përjetuar atë tragjedi të futbollit brazilian. Një nga rrjetat e portave, në stadiumin ku Brazili pësoi humbjen poshtëruese nga Gjermania në Kupën e Botës 2014, do të shitet për bamirësi. Njoftimin e kanë bërë drejtuesit e Stadiumit Mineirao në Belo Horizonte, ku ndodhi edhe ngjarja e turpshme më 8 korrik, katër vjet më parë. Rrjeta do të pritet në 8.150 copë dhe do të shitet në internet me një çmim prej minimumi 71 euro për një copë. Një nga rrjetat do të mbetet në Belo Horizonte, ndërsa ajo që shkon për bamirësi, është ajo që ka pësuar breshërinë e 5 golave të gjermanëve në pjesën e parë dhe një gol të Oscar, në pjesën e dytë. “Ideja është që të sfumohet ai incident traumatik, të cilin të gjithë do të preferonin ta harronin dhe ta kthenin në diçka pozitive”, tha drejtori i stadiumit Mineirao, Samuel Lloyd. Organizatorët e ankandit shpresojnë që të grumbullojnë të paktën 500,000 euro, të cilat do të shkojnë për bamirësi në Brazil.

Sicred