KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tragjedi, humbin jetën 14 lojtarë të ekipit të hokejit të ”Broncos”

Tragjedi, humbin jetën 14 lojtarë të ekipit të hokejit të ”Broncos”

Të paktën 14 persona humbën jetën pasi një kamion u përplas me autobusin ku ndodheshin lojtarë të një ekipi hokeji, sipas policisë kanadeze. Policia nuk dha detaje për numrin e viktimave, që u raportua nga gazeta ”Globe and Mail”. “Mund të konfirmojmë vetëm se ka viktima nga pasagjerët e autobusit si edhe një numër të plagosurish. Nuk mund të konfirmojmë numrin e këtyre viktimave”, tha policia kanadeze. Aksidenti ndodhi në provincën qendrore Saskatcheëan, pranë qytetit Tisdale. Mosha e lojtarëve të ekipit të hokejit ”Broncos” ishte 18-21 vjeç. Me anë të një deklarate ekipi tha se bëhej fjalë për një ”tragjedi të pabesueshme”. “Ekipi ynë është i tronditur me këtë humbje të pabesueshme”, deklaroi presidenti i ekipit, Kevin Garinger. Edhe kryeministri kanadez, Justin Trudeau shprehu ngushëllimet e tij. “Nuk mund ta imagjinoj sesi do ta presin këta prindër dhe mendimet e mia shkojnë te të gjitha ata të prekur nga kjo tragjedi i tmerrshme”, tha Trudeau

Sicred