KRYEFAQJA » LAJME » Bota » “Humb Messi”- vetvritet indiani

“Humb Messi”- vetvritet indiani

Tre ditë pas humbjes së Argjentinës ndaj Kroacisë, një djalë indian me emrin Dinu Alex ishte zhdukur nga qarkullimi. Por shumë shpejt u mor vesh lajmi tragjik. 30 vjeçari kishte lënë një letër lamtumire për të gjithë, në të cilën shpjegonte se ishte vetëvrarë pas humbjes së argjentinasve. Një histori jashtëzakonisht e trishtuar. Trupi i tij u gjet i pajetë, pasi ishte mbytur në lumin Meenachil. “Nuk më mbetet asgjë për të parë më në botë – shkruhej në letrën e tij. – po iki…asgjë nuk do të mbajë përgjegjësi për vdekjen time”. Ndërsa në ditarin e tij kishte shkruar: “Messi, jetën time ta kam kushtuar ty, në pritje për të të parë duke ngritur kupën e botës në botërorin e Rusisë”.