KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Humb jetën xhihadistja britanike
Selli En Xhons, sally jones, xhihadistja, britanike, humb jeten

Humb jetën xhihadistja britanike

Rekrutja britanike e shtetit islamik, Selli En Xhons, ka humbur jetën pas një sulmi me dron të ndërmarrë nga amerikanët gjatë muajit qershor në Siri. Mediat raportojnë se bashkë me të ka humbur jetën edhe djali i saj dymbëdhjetë vjeçar. Xhons iu bashkua shtetit islamik pasi u konvertua në islam dhe udhëtoi për në Siri në vitin 2013. Vdekja e saj konsiderohet domethënëse pasi ajo ka qenë një element i rëndësishëm në shpërndarjen e propagandës së grupit terrorist në mediat sociale. 48 vjecarja nga Kenti, dikur një muzikante pank, e u raportua se kishte humbur jetën pranë kufirit mes Sirisë dhe Irakut. Ajo gjithashtu rekrutonte vajza perëndimore si dhe publikonte mesazhe kërcënuese adresuar të krishterëve në Britani.

Sicred