KRYEFAQJA » LAJME » Hoyt Brian Yee: Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin!
Hoyt Brian Yee: Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin!

Hoyt Brian Yee: Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin!

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, ka përshëndetur përparimin që ka bërë Shqipëria, ndërsa ka deklaruar se askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin. Zoti Yee i cili po viziton Kosovën ka dhënë një intervistë për “Zërin e Amerikës”. I pyetur drejtëpërdrejtë për mënyrën se si po trajtohet çështja e ish ministrit Tahiri, ai tha se “nuk mund të flas dot mbi rastet individuale, por gjithsesi besojmë në disa parime”.
“I pari është se ligji duhet të jetë i zbatueshëm për të gjithë njësoj, askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, askush nuk mund të gëzojë imunitet nga ligji” tha zoti Yee. “Mbështesim plotësisht prokurorët dhe gjykatësit, të cilët ndjekin hetimet, dënimet, kudo që ato çojnë, në nivele të larta apo të mëposhtme të administratës. Nuk besojmë se individët duhet të shënjestrohen pse i takojnë një partie politike apo një tjetre, por parimi themelor është se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin” shtoi zoti Yee.
Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, tha më tej se “ne mbështesim qeverinë, që jep shembullin. Qeveria është ajo e cila duhet të japë shembullin dhe të demonstrojë para qytetarëve se është e përkushtuar të luftojë korrupsionin, qofshin ata qytetarë, zyrtarë qeveritarë, të huaj, shqiptarë…dhe se Shqipëria është serioze në përpjekjet e saj për të luftuar korrupsionin”.

Sicred