KRYEFAQJA » LAJME » Hoxhaj në burg, dyshohet se montonte mina me celular
Hoxhaj në burg, dyshohet se montonte mina me celular

Hoxhaj në burg, dyshohet se montonte mina me celular

Gentian Hoxhaj do të qëndrojë në arrest me burg deri në përfundim të hetimit, pas shpërthimit në servisin e celularëve, ku ai mbeti i plagosur rëndë.
Gjykatësja e gatshme dhe prokurori i çështjes janë zhvendosur në spitalin e traumës, ku i kanë komunikuar të pandehurit akuzën në prezencëedhe të avoaktit mbrojtës. Pas seancës së vlerësimit të kësaj mase, gjyqtarja Shefkie Demiraj tha se i akuzuari foli shumë pak pasi ishte në gjendje të rëndë. “Masa e sigurimit e kërkuar nga Prokuroria e Rrethi Gjyqësor Tiranë është ajo e arrestit me burg parashikuar nga neni 208 i Kodit të Procedurës Penale. Kishte avokat të caktuar nga shteti sepse nuk kishte avokat të zgjedhur. Foli shumë pak, është rëndë” tha gjyqtarja.
Ndërsa avokati i të pandehurit Gentian Hoxhaj, i caktuar kryesisht nga gjykata për mbrotjen ligjore, tha se për momentin nuk kanë asnjë pretendim. Sipas avokatit, i plagosuri ka thënë se i ka shpërthyer një pako që e ka pasur në dorë. “Nuk kemi pretendim. Pamë rrethanat. Nuk kemi informacion tani për tani. Do shohim në vijim se si do të veprojmë lidhur me mbrojtjen. Ai thjesht thotë se ka pasur një pako në dorë dhe i ka shpërthyer. Në vijim do shikojmë faktet provat, sepse akoma nuk jemi njohur. Pretendimi fillestar është se i ka shpërthyer një telefon në dorë” tha avokati i Hoxhajt.
Ndaj të pandehurit është ngritur akuza e “armëmbajtjes dhe prodhim të armëve. Në tavolinën e punës së 34-vjeçarit u sekuestruan 3 detonatorë dhe 2 kapsolla të pashpërthyera. Ekspertët morën edhe monstra nga pluhuri i tritolit, ndërsa të gjitha materialet mësohet se shërbenin për të montuar mina me telekomandë. Ndërkaq, nga burimet policore mësohet se po verifikohen disa persona që mendohet se kanë lidhje me Hoxhajn, ndërsa kjo linjë e bombave me celular ofronte materialin kundrejt një çmimi nga 1500 – 2500 eurosh.

Sicred