KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Hotelet në Vlorë, 40 përqind rezervime më shumë

Hotelet në Vlorë, 40 përqind rezervime më shumë

40% më tepër prenotime se vitin e kaluar për të kaluar pushimet e verës në Vlorë kanë hotelet e këtij qyteti dhe rrethinave të tij turistike. Ndërsa mbi 15 mijë vetë njihen zyrtarisht nga bashkia si vizitues vitin e kaluar të ishullit të Sazanit, këtë verë edhe këta parashikohen më të shumtë. Përveç Lungomares e të tjera projekteve restauruese në zonën muzeale të qytetit të Vlorës, të cilat sapo kanë nisur, është ndërtimi i aeroportit të ri të Vlorës ai që, sipas kryebashkiakut Leli, do të shumëfishojë vlerën e qytetit.

Sicred