KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Jorge Lorenzo i “Dukatit” fitoi Çmimin e Madh të Italisë

Jorge Lorenzo i “Dukatit” fitoi Çmimin e Madh të Italisë

Jorge Lorenzo triumfon në çmimin e madh të Italisë në Moto Gp. Piloti spanjolli arriti fitoren e parë sezonale dhe të parën me motorin Ducati. Një çlirim për spanjollin që dominoi në Mugello duke triumfuar përpara shokut të tij të skuadrës Andrea Dovizioso dhe Yamahas së Valentino Rossit. Vetëm vendi i 16-të për liderin e kampionatit Marc Marquez që u rrezua pak xhiro nga nisja e garës dhe arriti ta mbante motorrin ndezur. Kampionati rihapet me Rossin që ngjitet në vendin e dytë, 23 pikë larg spanjollit.

Jorge, në fund ja doli. Pas një viti e gjysmë vuajtjesh, dyshimesh dhe polemikash, kampioni nga Mallorca çoi Ducatin e tij në majën më të lartë të podiumit dhe e bëri pikërisht në Cmimin e Madh të Italisë, shtëpia e Ducatit. Pavarësisht se si do të jetë e ardhmja e tij, ky ishte një rezultat mjaft i rëndësishëm për pilotin spanjoll. Lorenzo e dominoi garën: që në hapjen e semaforit jeshil arriti të kalonte Rossin, dhe në ndryshim nga garat e tjera, nuk e uli ritmit, duke detyruar të gjithë pilotët e tjerë ta shohin nga larg, përfshirë dhe shokun e skuadrës Andrea Dovizioson.

Dovi provoi ti afrohej, por Ducati Desmosedici i tij, këtë herë kishte diçka më pak se ajo e shokut të tij, dhe në fund rrezikoi që të surprizohej nga një Valentino Rossi disi në hije në nisje të garës por kompetitiv me vendin e tretë. Dhe këtë gjë e tregoi si gjatë garës së kaluar në Le Mans ashtu dhe gjatë garës së shtëpisë. Doktori pas rrëshkitjes në vendin e 6, u desh fillimisht të parakalonte Danilo Petruccin që e mbylli garën në vendin e 7-të dhe më pas Andrea Iannonen që u rendit I 4-ti.

Fytyra tjetër e medaljes në shtëpinë Yamaha është ajo e Maverick Vinales: u nis mjaft keq dhe pse ndodhej në vijën e parë pas provave zyrtare dhe nuk u shfaq asnjëherë në gjëndje për të luftuar me më të mirët. Katalanasi kaloi finishin në vendin e 8-të pas krahëve të Alex Rins me Suzukin dhe Cal Crutchlow me Honda LCR.

Lajmi tjetër i mirë për italianët, por i keq për spanjollët gjatë kësaj fundjave në Toskana, ishte rrëzimi i Marc Marquez. Lideri i kampionatit botëror kishte lajmëruar për të zhvilluar një garë të qetë, pa marrë mbi supe risqe të mëdha. Por nervat e tradhëtuan dhe rrëshkiti duke mbërritur vetëm i 16-ti pasi arriti të mbante motorrin ndezur. Por megjithatë klasifikimi i buzëqesh sërisht atij sepse vendi i dytë dhe i tretë që janë Rossi me Vinales nuk kanë fituar asnjë garë këtë sezon. Por hija e Doviziosos dhe Ducatit që ndodhet 29 pikë larg fillon të afrohet tek spanjolli.

Kënaqësinë e kësaj ngjarje sportive  RTSH e solli drejtëpërdrejtë në RTSh 1 dhe RTSH Sport.

Sicred