KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Hong Kong; Paradë madhështore ushtarake në ish-koloninë britanike
Hong Kong, Paradë madhështore, ushtarake, në ish-koloninë britanike, presidenti i pranishem, presidenti i kines

Hong Kong; Paradë madhështore ushtarake në ish-koloninë britanike

Presidenti kinez, Xi Jinping mori pjesë sot, në ditën e dytë të vizitës në Hong Kong, në paradën më të rëndësishme ushtarake të organizuar në ish-koloninë britanike që iu kthye 20 vjet më parë Pekinit. Ky demostrim force ndodhi disa orë pas lirimit të disa militantëve demokratë që ishin arrestuar të mërkurën pasi kishin shprehur kundërshtimin e tyre për një forcim të kontrollit kinez në qytetin e tyre. Xi Jinping mbërriti dje në Hong Kong, nën masa të larta sigurie, në kuadër të ceremonisë me rastin e 20-vjetorit të kthimit të qytetit të ndarë, ku një pjesë e popullsisë është e bindur se Pekini nuk e plotëson më parimin “Një vend, dy sisteme”. I veshur me një kostum të zi presidenti kinez mori pjesë sot në mëngjes në një paradë të madhe ushtarake në një bazë ajrore në veri të Hong Kongut

Sicred