KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Homazhe për Rexhep Çelikun

Homazhe për Rexhep Çelikun

Figura të njohura të artit dhe skenës shqiptare, përfaqësues të politikës, miq dhe dashamirës, zhvilluan sot homazhe në nderim të një prej ikonave të artit shqiptar, Mjeshtrit të madh Rexhep Çeliku. Solisti i parë i Ansamblit të Këngëve dhe valleve popullore, apo valltari fluturues siç e njohën të gjithë shqiptarët,  u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të së premtes, pas betejes me një sëmundje të rënde. Gjatë homazheve të zhvilluara në ambjentet e Muzeut Kombëtar, të gjithë kanë përcjellë mbresat e tyre për Celikun, për mbi 8 mijë shfaqet që ai vuri në skenë, e 32 mijë rolet që luajti brenda e jashtë kufijve të shqipërisë.

Disa ditë më parë, Presidenti Ilir Meta i akordoi titullin “Nderi i Kombit”, në një ceremoni, ku Mjeshtri Çeliku u shfaq publikisht për herë të fundit.  Rexhep Çeliku është është nderuar edhe me titullin “Mjeshtër i Madh”, akorduar nga ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, me motivacionin “për interpretim me nivel të lartë artistik të të gjitha valleve shqiptare dhe transmetimin e saj duke ruajtur origjinalitetin”.

Sicred