KRYEFAQJA » LAJME » Homazhe për patinatorin Ten, 25-vjeçari u godit me thikë
Homazhe për patinatorin Ten, 25-vjeçari u godit me thikë

Homazhe për patinatorin Ten, 25-vjeçari u godit me thikë

Ndarja nga jeta e patinatorit nga Kazakistani, Denis Ten ka shokuar mbarë botën e sportit. Humbja e tij ka qenë tragjike në moshën 25-vjeçare, pasi u godit me thikë nga disa persona të cilët provuan t’i vidhnin makinën. Megjithë përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar, Ten kishte humbur më shumë se 3 litra gjak, ndaj ishte e pamundur për ta mbajtur në jetë. Sipas raportit të mjekëve, plagët më të rënda patinatori I kishte në kofshë, nga ku rrjedhja e gjakut ka qenë e pamundur të ndalej. Ten ishte me origjinë koreane. Ai u trajnua nga trajneri amerikan Frank Carroll e më pas nga një prej trajnereve magjike të Rusisë, Tatiana Tarasova. Patinatori nga Kazakistani, është fitues I mendaljes së bronxtë në Lojërat Olimpike të Soçit në 2014, medaljes së argjendtë në Kampionatin Botëror 2013 dhe bronztën në 2015. Në nder të tij janë kryer homazhe në Astana, ku për të nderuar figurën e tij kanë ardhur personalitete të larta të federatës ndërkombëtare të patinazhit, personalitete vendore, patinatorë nga shumë vende të botës.

Sicred