KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Homazhe për Helmut Kohl
Homazhe për Helmut Kohl

Homazhe për Helmut Kohl

Flamujt janë ulur në gjysëm shtizë në Gjermani dhe homazhet për arkitektin e bashkimit të vendit, Helmut Kohl vijnë nga të gjitha anët. Angela Merkel e quajti një gjerman dhe një europian të madh njeriun që dikur ishte udhërrëfyesi i saj. Krerët e Bashkimit Europian përdoren Twitterin për të përcjellë keqardhjen nga shuarja e një njeriu të kthyer në mishërimin e unitetit gjerman e atij europian. I biri, Walter Kohl thotë se Europës i nevojiten sot më shumë njerëz si ish kancelari gjerman që qëndroi më gjatë në post. Kohl ishte për 16 vjet Kancelar Federal i Gjermanisë, një çerek shekulli kryetar i CDU-së,  e të gjitha këto flasin për një aftësi të pabesueshme për të rezistuar, një aftësi të habitshme për t’u imponuar, një dëshirë të çeliktë për pushtet, por edhe një fat demokratik në zgjedhje. Katër herë u zgjodh në krye të ekzekutivit, një arritje politike imponuese e jetës së tij. Skandali i donacioneve ilegale për partinë e vet nuk arriti të zbehë atë që Kohl bëri në jetën e tij. Ai shkroi historinë, e në sytë e njerëzve do të mbetet gjithmonë  ribashkimi i Gjermanisë dhe Bashkimi i Europës.

Sicred