KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Homazhe për albanologun e shquar Robert Elsie
Robert Elsie me kostum malësori dhe lahute do të prehet në Theth

Homazhe për albanologun e shquar Robert Elsie

Ka mbërritur në Tiranë trupi albanologut, studiuesit dhe përkthyesit të shquar të shqipes Robert Elsie, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë në moshën 67 vjeçare. Në përmbushje të amanetit të fundit të tij për t’u varrosur në Alpet Shqiptare, trupi i tij do të qëndrojë të martën në mjediset e Bibliotekës Kombëtare për homazhet dhe nderimet e fundit, nga ora 14:00 deri më 16:00 dhe më pas do të udhëtojë drejt Shkodrës për në Theth.
I lindur në Kanada Robert Elsi kishte lidhje të veçanta me Shqipërinë. Ai do të mbahet mend si studiues, përkthyes, njeriu që i dha zë në anglisht autorëve më brilantë të letërsisë shqipe nga Fishta e Migjeni të Ali Podrimja dhe Fatos Kongoli. Elsi  dha kontribut të çmuar jo vetëm në letërsi, por edhe në dëshmitë e rralla që ka mbledhur për shqiptarët, fotografi, objekte, regjistrimin audio të të gjitha të folmeve shqipe.

Sicred