KRYEFAQJA » LAJME » Holond mban mbledhjen e fundit
Holond mban mbledhjen e fundit

Holond mban mbledhjen e fundit

Presidenti francez Fransua Holond, mbajti më 10 maj takimin e fundit me qeverinë e tij, para se të dorëzojë detyrën më 14 maj, pasardhësit të tij Emanuel Makron.  62 vjeçari Holond konsiderohet si një nga presidentet më pak popullorë duke u quajtur mishërimi i paralizës sociale dhe ekonomike të Francës. Socalisti Holond e fitoi presidencën pas zemërimit popullor kundër paraardhësit të tij të djathtë Nikolas Sarkozi. Mes dështimeve të tij numërohen mosulja e papunësisë, ekonomia me rritje afër zeros dhe këmbëngulja për një taksë 75 përqind të fitimit për milionerët. Ndërkohë që presidenca Holond u trondit dy herë nga sulme masive terroriste në Paris dhe në Nisë.

Sicred