KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Hollanda fiton Eurovizion 2019

Hollanda fiton Eurovizion 2019

Mbyllet me shkëlqim edicioni i 64-ët i Festivalit Evropian të Këngës. Fitues u shpall Duncan Laurence nga Hollanda me këngën e tij “Arcade”, e cila ishte pretendente që prej disa muajsh. Kënga  flet për një dashuri të pamundur me një person që nuk jeton më. Vitin e ardhshëm pritet që spektakli i Eurovizion 2020 të zhvillohet në Amsterdam.

Shqipëria mori në këtë ngjarje të madhe 90 pikë nga juria dhe publiku, duke zënë vendin e 18-të, ndërsa kënga “Ktheju Tokës” u vlerësua mjaft edhe në rrjetet sociale.

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi u shpreh mjaftë e kënaqur me prezantimin e saj në Eurosong 2019. Kënga e saj arriti të përçojë emocion tek rreth 8000 të pranishëm në sallë, duke marrë duartrokitje dhe ovacione të forta. “Kur arrin të shikosh publikun e huaj që këndon shqip është një emocion i jashtëzakonshëm” tha Maliqi për RTSH.

Emocionet e kësaj ngjarjeje të madhe drejtpërdrejt nga Tel Aviv, i solli ekskluzivisht RTSH 1 HD, RTSH MUZIKE, Radio Tirana, në livestream në rtsh.al si dhe dhe aplikacionin RTSH TANI.

Sicred