KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Holanda mban sot zgjedhjet parlamentare

Holanda mban sot zgjedhjet parlamentare

Zgjedhjet e sotme në Holandë shihen si test për unitetin e Bashkimit Evropian në kohën e rritjes së ndjenjave nacionaliste dhe populiste në kontinent. Holanda, shtet me 17 milionë banorë, rrallë tërheq vëmendje nga jashtë, por këtë herë është ndryshe. Beteja midis kryeministrit Mark Rut nga qendra e djathtë dhe Gert Uajldersit, populist, i cili ka bërë fushatë për ndalimin e Kuranit, mbylljen e xhamive dhe largimin e vendit nga BE-ja, ka rritur fokusin të votimet, pasi ndjenjat nacionaliste kanë shkaktuar dy rezultate të papritura, vitin e kaluar. Fillimisht ka qënë vendimi i Britanisë së Madhe për të lënë Bashkimin Evropian në referendumin e qershorit. Kjo është pasuar me fitoren e papritur të presidentit amerikan, Donald Trump, në nëntor, i cili ka bërë fushatë me moton “Amerika e para”. Partia Liria e ëildersit ka udhëhequr sondazhet shumicën e kohes, edhe pse rezultatet e anketave janë kthyer në favor të liberalëve të kryeministrit Rut ditët e fundit. Në një debat të nxehtë, me 13 mars, dy kandidatët shkëmbyen grushte verbale, në përpjekje për t’i bindur votuesit. Rutte ka thënë se ëilders ka ofruar “zgjidhje të rreme” për të ndezur ndjenjen kundër migrantëve. ëilders e ka quajtur atë “kryeministër të të huajve”. Zgjedhjet në Holandë vijnë në kohën kur në Francë, Marine Le Pen, nga ekstremi i djathtë, duket se do të arrije në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në prill, ndërsa në Gjermani, partia anti-migrante Alternativa për Gjermaninë ka rritur popullaritetin e saj përpara zgjedhjeve në vjeshtë, të cilat mund të përmbysin kancelaren gjermane, Angela Merkel. Në zgjedhjet në Holandë konkurrojnë 28 parti dhe asnjëra prej tyre nuk pritet të fitoje më shumë se 17 ose 24 vende në Parlamentin prej 150 vendesh. Shqetësimet ndërkombëtare për këto zgjedhje janë ushqyer javën e fundit me një konfrontim diplomatik të Holandes me Turqinë.

Sicred