KRYEFAQJA » LAJME » Holanda jep sinjale të forta se është tërhequr nga bllokimi i hapjes së negociatave të BE me Shqipërinë
Holanda jep sinjale të forta se është tërhequr nga bllokimi i hapjes së negociatave të BE me Shqipërinë

Holanda jep sinjale të forta se është tërhequr nga bllokimi i hapjes së negociatave të BE me Shqipërinë

Qeveria e Holandës ka dhënë sinjale të forta se është tërhequr nga bllokimi i hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok ka folur për gazetarët përpara mbledhjes së Këshillit të Punëve të Përgjithshme, ku ka theksuar se shpreson se sot do të jetë dita kur Shqipëria dhe Maqedonia do të marrin miratimin për hapjen e negociatave. Blok është shprehur se Holanda pret më shumë qëndrueshmëri në realizimin e reformave nga dy shtetet ballkanike.
“Të dyja vendet kanë bërë progres, progres të rëndësishëm në sundimin e ligjit dhe në luftën kundër korrupsionit, por në të njëjtën kohë nuk janë atje ku duhet. Secili vend ka arritjet e tij, por është shumë e rëndësishme që këto shtete tregojnë performancë pozitive në këto fusha. Ne shpresojmë që sot do të jetë dita që të dyja vendet të nisin negociatat, por është e rëndësishme që ato të tregojnë qëndrueshmëri në përmirësimin e sundimit të ligjit dhe në luftën kundër korrupsionit”, deklaroi ministri Blok.

Sicred