KRYEFAQJA » LAJME » Hokeji në akull, një vështrim mbi këtë disiplinë sportive

Hokeji në akull, një vështrim mbi këtë disiplinë sportive

Hokeji në akull, sport që origjinën e ka nga Kanadaja, luhet midis skuadrave në një arenë akulli. Synimi është shënimi i golave duke çuar në rrjetë një disk gome të fortë, të njohur si “pak”, me anë të një goditjeje me shkop. 6 lojtarë për secilën skuadër, përfshi këtu edhe portierin, janë në fushë në të njëjtën kohë. Një skuadër ka gjithsej jo më tepër sesa 20 lojtarë dhe dy portierë. Loja ndahet në 3 pjesë, nga 20 minuta secila, me pushime 15-minutëshe ndërmjet tyre. Arena e akullit, me përmasa 61 metra me 30 metra, ndahet në 3 zona: zona mbrojtëse, zona asnjëanëse dhe, në fund, zona sulmuese. Lojtarët nuk lejohen të hyjnë në zonën sulmuese përpara se “pak” të jetë aty, dhe as nuk lejohen të kalojnë direkt nga ana e tyre, prapa portës kundërshtare. Xhami mbrojtës dhe rrjeta mbrojtëse vendosen rreth e rrotull arenës së akull, sepse disku i fortë i golës mund të arrijë një shpejtësi më tepër sesa 180 km/orë. Zona e portës është territori i portierit. Goli mund të anulohet nëse një kundërshtar bën kontakt me portierin. Kontakti i tepër dhe i dhunshëm, si dhe faulla të caktuara mund të ndëshkohen me minuta përjashtimi. Helmetat, syzet, dorezat dhe mbrojtëset e gjymtyrëve mbrojnë lojtarët. Portierët janë pajisur edhe me patina të përforcuara, një maskë metalike, një mbrojtëse gjoksi dhe një dorezë të posaçme për kapjen e “pak”-ut.

Sicred