KRYEFAQJA » LAJME » Hodhi vezë në drejtim të Veliajt, policia e procedon
Hodhi vezë në drejtim të Veliajt, policia e procedon

Hodhi vezë në drejtim të Veliajt, policia e procedon

Policia e Tiranës njoftoi se “… po punohet për shoqërimin e shtetasit O. G., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi rreth orës 10:50, në rrugën “28 Nëntori”, për shkak të detyrës ka qëlluar disa herë me vezë në drejtim të kryetarit të bashkisë…”. Nga njoftim kuptohet se personi në fjalë ende nuk është ndaluar.

Një ditë më parë Partia Demokratike shpërndau një video ku sipas saj, disa të rinj të FRPD-së kanë hedhur vezë drejt kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Ngjarja ka ndodhur kur zoti Veliaj ishte duke shkuar në hotel “Plaza” për të zhvilluar një takim me aktorët lidhur me problemet e Teatrin Kombëtar. Në video shihet se si një i ri të rinjtë demokratë kanë hedhur vezë ndaj zotit Veliaj, por ky është shmangur. Rojet e sigurisë të kreut të bashkisë ndërhynë për ti neutralizuar të rinjtë e FRPD.

Zoti Veliaj ka reaguar me ironi: “Edhe sot dolët huq!…. Hodhët 10 vezë nuk më zuri asnjë. Ushtroni pak më shumë!” tha ndër të tjera ai. Ende nuk ka reagim nga zoti Veliaj lidhur me këtë masë të policisë. Vetë ai tha se e kishte marrë këtë ngjarje me sportivitet.

Sicred