KRYEFAQJA » LAJME » Hodhi gruan nga ballkoni, dënohet me 35 vite burg

Hodhi gruan nga ballkoni, dënohet me 35 vite burg

Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda që dënon Ferdinand Rukon me 35 vjet burg. Ai dhunoi dhe hodhi nga ballkoni bashkëshorten e tij më 3 dhjetor 2016. Në shtator 2017 u dha vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda. Ruko përfitoi nga gjykimi i shkurtuar pasi pranoi se kishte kryer krimin pas një debati. Ai hodhi të shoqen 43 vjeçare, nga dritarja e banjës së katit të katërt në banesën e tyre në lagjen “Kryengritja” në Fier. Vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda ngjalli reagimin e familjarëve të viktimës të cilët deklaruan se përfitimi nga gjykimi i shkurtuar ishte i papranueshëm për ta.

Sicred