KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Historiku i taksimit në Rrugën e Kombit
"Rruga e Kombit", qeveria nuk tërhiqet nga tarifa 5 Euro

Historiku i taksimit në Rrugën e Kombit

Diskutimet për taksën e mirëmbajtjes së rrugës së kombit filluan një dekadë më parë, njëherësh me diskutimin e projektit të kësaj rruge. Zyrtarisht për aplikimin e një takse që do të shkonte për mirëmbajtjen e saj u fol në 2014-ën. Nën këshillimin e Bankës Botërore , qeveria vendosi për përfshirjen e privatëve në procesin e mirëmbajtjes. Në fillim të 2014 -ës qeveria shqiptare nisi procedurën për dhënien me koncesion të mirëmbajtjes së autostradës Durrës-Kukës, proces qe u shty deri pas muajit shtator të këtij viti. 2015-a e gjeti sërish në fazë diskutimi çështjen e tarifës së mirëmbajtjes së rrugës dhe dhënien me koncension të këtij sherbimi. Ish ministri Haxhinasto foli në fillim të 2015 -ës për një tarifë rreth 5 euro per këtë rrugë, sipas tij nën mesataren e rajonit. Tenderi për koncensionin e mirëmbajtjes së Rrugës Durrës – Kukës, zhvilluar ne mes te muajit dhjetor dështoi pasi ministria e Transportit dhe Infrastrukturës shpalli të pavlefshme të dyja ofertat e paraqitura duke konsideruar se bien ndesh me interesin publik. Fati i konçensionarit të mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit, mbeti pezull deri ne qershor te 2016-es. Në garë për këtë koncension ishin dy kompani; turkja “Vendeka Bilgi” dhe “Catalys & Salillari”. Ministria e transporteve shpalli fituese ofertën e kompanise turke “Vendeka Bilgi “ por në qershor të 2016-ës kontrata konçensionare u pezullua pas një ankese të kompanisë “Catalyst and Salillari”, e shpallur e dyta në garën e koncesionit. Në procedurat tenderuese gjatë 2017 -ës , kompania turke tërhiqet dhe kontrata konçesionare terhiqet duke i kaluar kompanisë “Catalyst and Salillari”, e cila vetëm këtë vit arriti të fillojë zbatimin e kontratës konçensionare.

Sicred