KRYEFAQJA » LAJME » Historia tragjike e grupit të inxhinierëve të kënetës së Maliqit

Historia tragjike e grupit të inxhinierëve të kënetës së Maliqit

Nëntorin e 1946 një grup prej rreth 10 intelektualësh , i etiketuar si “ grupi i sabotatorëve të kënetës së Maliqit” u ekzekutuan nga regjimi komunist pas një gjyqi farse që zgjati për 10 ditë. Grupi i dënuar me vdekje, pjesë e të cilit ishin edhe Inxhinierët Abdyl Sharra 35 vjeç, Kujtim Beqiri 30 vjeç, Vasil Mano dhe bashkëshortja e tij shtatzëne Zyrika Mano, u ekzekutua në Maliq , në 19 nentor të 1946. Kjo është historia e inxhinierëve të Kënetës së Maliqit, një prej historive rrënqethëse që po dalin në dritë pas nismës së autoritetit për Informimin mbi dokumentet e ish sigurimit të shtetit, për të hedhur dritë mbi të shkuarën…raportet e shoqërisë me të vërtetën duhen ridimensuar. “ Abdyl Sharra dhe Kujtim Beqiri përfaqësonin ajkën e inxhinierisë shqiptare. Kujtimi në 1940 përfundon inxhinierinë e ndërtimit me medalje ari në Universitetine Vjenes ku u var fotografia e tij me mishërimin Yjet e Universitetit ndërsa në vendin e tij u var në litar për “tradhëti”.Ky ishte morali i diktatures”. Shumë prej nesh nuk e dinë se vepra të rëndësishme inxhinierike, ende sot në funksion të plotë, mbajnë firmen e inxhinierëve të pushkatuar si sabotatorë…ura e mifolit, bonifikimi i Maliqit, ura e mbrostares e të tjera vepra i bën ata prezent në mungesë.

Sicred