KRYEFAQJA » LAJME » Historia e re dhe mitike e Tropojës, në optikën digjitale të RTSH

Historia e re dhe mitike e Tropojës, në optikën digjitale të RTSH

E vendosur në skajin më verilindor të vendit, Tropoja është një prej territoreve me natyrën më karizmatike të Shqipërisë, me malet e lartë, lumenjtë unikë, liqenet natyrore e industriale, por edhe me historinë mitike dhe atë të re.
Prej më shumë se 4 dekadash nga këtej, valet e televizive të Radio Televizionit Shqiptar nisën të përshkonin jo vetem zonën, por edhe nje pjesë të madhe të Malësisë së Gjakovës e dhjetra fshatrave të Kosovës.
Pas viteve ’90, Televizioni Publik e uli ndjeshëm përhapjen e tij për shak të amortizimit të paisjeve dhe mungesës së investimeve. Por prej disa kohësh ai është rikthyer me përmasa të shumëfishuara me valën digjitale dhe paketën e kanaleve të përgjithshme dhe të dedikuara.
Duke udhëtuar nëpër krahinë ajo që të bën më shumë përshtypje është përpjekja e banorëve për të kapur valën televizive, por edhe vlerësimi që ata kanë për paketën e re të transmetuesit publik. Disa nga banorët thonë se nuk e dinin për mbërritjen e sinjalit digjital, por kanë ndjekur kronikat në kanalin e parë të RTSH në transmetimin analog dhe kanë kryer procedurën për instalimin e paketës. Në Tropojë, të gjitha familjet në nevojë kanë marë dekoderat DVBT 2.
Prej disa kohësh, falë disa investimeve të rëndësishme Tropoja, e kthyer në një prej zonave më tërheqëse të turizmit malor. Ajo po përjeton një ringjallje të vrullshme, ndonëse problemet me të cilat ballafaqohen banorët e saj janë të shumta. Nje prej vështirësive eshte edhe mungesa e sinjalit digjital në zonën thellë të Valbonës. Një prej operatorëve turistikë të zonës vlerëson se prania e sinjalit të RTSH-së do të ishte ndihmë e madhe.
Edhe përfaqësuesit e sektorit të turizmit në Bashkinë e madhë të Tropojës sygjerojnë për transmetuesin publik edhe një kanal të dedikuar për reklamimin e gjithë monumenteve natyrore që zona i ka me shumicë. Një prej perlave të zonës është edhe Nikaj – Mërturi, atje ku ka lindur Eposi i famshëm i Kreshnikëve.
Ndezja e transmetuesit të Dobrejit, me nje fuqi transmetimi prej 500 wat duket se e ka zgjidhur përfundimisht problemin e shpërndarjes së sinjalit. Ajo çka banorët e zonës së Bajram Currit dhe Fushës së Luzhës do të duan të shikojnë janë programet cilësore me të cilat RTSH ka filluar të pasurojë kanalet e përgjithshme dhe ato të dedikuar.

Sicred