KRYEFAQJA » LAJME » Historia e një gruaje të dhunuar nga familja e saj

Historia e një gruaje të dhunuar nga familja e saj

U detyrua të kthehej në shtëpine e të atit pas disfates që pësoi në jetën martesore. Kërkonte të divorcohej pasi i shoqi nuk kujdesej as për të dhe as për tre fëmijët e tyre. E në këto kushte e vetmja zgjidhje dukej të ishte transferimi së bashku me fëmijët në banesën ku ajo vetë ishte rritur. Por nuk kaloi shumë kohë dhe konfliktet nisen. Dhuna që babai i saj ushtronte vazhdimisht ndaj njerkes detyroi të motren e 27 vjeçares ta denonconte të atin në polici, duke e bërë edhe më të egër urrejtjen e tij ndaj vajzave të shtëpisë. Çdo ditë e reja dhe fëmijët e saj duhet të jetonin nën presionin e një dhune të fortë psikologjike. “Mbas 6-7 muajsh filluan konfliktet. Babai kishte ca probleme me policinë se dhunonte gruan e vet (njerkën) dhe për shkak se e mbronim dhunoheshim edhe ne. I kam thënë vëllait nuk jetoj dot më këtu, sepse nuk mund ta dëgjoja më babin. Kisha një javë që nuk haja vetëm nga ky problem, se filloi duke më përmendur bukën, unë të mbaj unë të jap bukë. Ndaj kam mbetur një javë pa ngrënë bukë bashkë me vajzën”. E ndodhur në një presion të vazhdueshëm psikologjik nga i atit 27 vjeçarja tentoi ti jap fund jetës. “Unë tentova të vras veten kam pirë hapa. Kam pirë 24 paracetamola menjëherë. Pastaj kam ikur në banjo më ka gjetur vellai duke varuar veten. Nuk do ja fal kurrë babit tim që ma bëri këtë gjë”. Ajo vendosi të largohej nga shtëpia sëbashku me fëmijët atëherë kur u dhunua edhe nga vëllai i saj. “Konfliktet fillonin nga babi. Më ka rënë vëllai, me shqelma me ca ka pas në atë moment, ka qënë e pranishme dhe një shoqja ime atë ditë. Pasi kam ikur nga shtëpia më ka kërcënuar vëllai , i kishte thënë shoqes time që nëse e gjej diku do ta mbys”. Statistikat e publikuara në faqen zyrtare të gjykates së Tiranës tregojnë se kërkesat për lëshim të urdhërit të mbrojtjes janë rritur. Vetëm për vitin 2017 numri i këtyre kërkesave ka shkuar në 246 ndërsa janë aprovuar 13 urdhëra mbrojtje . “Në gjykatën e Tiranes çdo ditë e më shumë ka kërkesa të cilat kërkojnë urdhëra mbrojtje si nga bashkëshortet po ashtu nga baballarët dhe vëllezërit e tyre. Sigurisht dhuna nga baballarët dhe vëllezërit është më shumë e përhapur në zonat rurale. Janë pikërisht zonat që për shkak të një mentaliteti të caktuar të një niveli kulturore të caktuar janë më shumë prezente, që do të thotë që babai dhe vëllai ushtrojnë dhunë ndaj femres ndaj motres, ndaj nënës ndaj gruas edhe ky mentalitet nuk lejon në emancipimin dhe percimin e vlerave të mëtejshme” u shpreh një psikologe në gjykaten e Tiranes. Psikologia në gjykatën e tiranes shpjegon se edhe pse shumë gra marrin guximin për të denoncuar dhunen dhe për të kërkuar urdhër mbrojtje shumë prej tyre zgjedhin të tërhiqen në momentin e fundit. Statistikat për urdhër mbrojtje të menjëhershëm tregojnë se kërkesat në gjykatë kanë arritur në 708, ndërsa janë aprovuar 22 të tillë.

Sicred