KRYEFAQJA » LAJME » Autizmi: Mungojnë qendrat, lulëzon biznesi i psikologëve

Autizmi: Mungojnë qendrat, lulëzon biznesi i psikologëve

Mbështetja e pandërprerë me terapi nga donatorët e ka bërë sot Jamarbin me çrregullim të spektrit autik, të jetë një nga fëmijët më të sukseshëm të këtij komuniteti. Nëna e tij Miranda, shumë aktive në rritjen e ndërgjegjësimit ndaj kësaj kauze, tregon se si falë mbështetjes ajo nuk e humbi të birin në humnerën që përpin zakonisht fëmijët përbindeshi me emrin “autism”, por pa tek ai gjeniun.

Por a është kjo panoroma e çdo prindi me femijë autik në Shqiperi? Miranda konstaton me keqardhje se realiteti është i dhimbshëm. Sipas të dhënave 1 në 68 femije preket nga cregullimi i spektrit autik. Për ta, ekziston vetëm një qëndër publike në Kombinat e cila nuk arrin të mbulojë dot nevojat. Mungesa e qëndrave sipas Mirandës, ka sjellë lulëzimin e biznesit të psikologëve të shtrenjtë.

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të Autizmit, Miranda mbolli në parkun e liqenit artificial 10 pemë për Jamarbrin. Ajo ëndërron që i biri të bëhet i zoti i vetes. Shkolla që po frekuenton Jamarbi, përsëri falë bujarisë së donatorevë, i ka përcjellë së fundmi një mesazh shumë shpresdhënës.

Sicred