KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Hiroshima: Përkujtohet 73 vjetori i bombardimit të parë atomik në botë
Hiroshima: Përkujtohet 73 vjetori i bombardimit të parë atomik në botë

Hiroshima: Përkujtohet 73 vjetori i bombardimit të parë atomik në botë

Një këmbanë dëgjohet në Hiroshimë, 73 vjet pas bombardimit të parë atomik në botë. Ceremonia përkujtomore u shënua nga një paralajmërim në formë reflektimi të kryebashkiakut në lidhje me zgjimin e nacionalizmit në botë. Qielli ishte i pastër si në 6 gushtin e vitit 1945, në 08:15 sipas orës lokale, avion bombardues B-29 amerikan i quajtur “Enola Gay” lëshoi mbi qytet bombën atomike ‘’Little Boy’’, duke shkaktuar në po të njëjtën ditë dhe në javët në vazhdim vdekjen e 140 000 personave. ‘’Nëse njerëzimi harron historinë apo resht së përballuri për të, ne mund të kryejmë ende një gabim të tmerrshëm. Pikërisht për këtë arsye duhet të vijojmë të flasim për Hiroshimën’’, u shpreh kryetari i Bashkisë, Kazumi Matsui. Përpjekjet për eliminimin e armëve bërthamore duhet të vijojnë. Ai shprehu keqardhje që disa shtete shfaqen hapur nacionalistë dhe po modernizojnë arsenalet e tyre bërthamore, duke ndezur tensione që ishin shuar me përfundimin e Luftës së Ftohtë. Sulmi amerikan në Hiroshima ka lënë të vdekur 140,000 persona dhe bombat në Nagasaki kanë shkaktuar vdekjen e 70,000 personave të tjerë tri ditë më vonë, duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore. Më shumë se 50,000 persona, duke përfshirë banorë të Hiroshmas dhe përfaqësues të 58 shteteve, bashkë me ambasadorin amerikan, kanë qenë pjesë e ceremonisë së këtij viti. Të mbijetuarit, familjarët dhe pjesëmarrësit tjerë kanë shënuar përkujtimin me një minutë heshtje në orën 8:15, në kohën kur ka ndodhur sulmi më 1945.

Sicred