KRYEFAQJA » LAJME » Hipotekat, shtyhen aplikimet për drejtuesit, ministrja Gjonaj: “Kandidatët tepër të dobët”
Hipotekat, shtyhen aplikimet për drejtuesit, ministrja Gjonaj: "Kandidatët tepër të dobët"

Hipotekat, shtyhen aplikimet për drejtuesit, ministrja Gjonaj: “Kandidatët tepër të dobët”

Ministria e Drejtësisë ka vendosur të shtyjë me 15 ditë aplikimet për vendet vakante për drejtuesit e Hipotekave në rrethe. Këtë e bëri të ditur sot ministrja Etilda Gjonaj. Argumenti i saj ishte se kandidatët që kanë aplikuar deri tani janë shumë të dobët dhe nuk plotësojnë kriteret formale ligjore. “Ka pasur kandidatura tepër të dobëta, 25 përqind nuk kanë plotësuar kriterët formale ligjore dhe pjesa tjetër që mbetet nga komisioni ka rezultuar se janë shumë të dobëta” tha ministrja për gazetarët. “Unë jam e detyruar të ribëj edhe një herë shpalljen e vendeve vakante duke e shtyrë afatin me 15 ditë për 35 zyrat rajonale të Hipotekës dhe një kohësisht duke i bërë thirrje profesionistëve që plotësojnë kriterët të aplikojnë” shtoi Gjonaj. “Unë ju them me bindjen e plotë se garantojmë procesin transparent dhe meritokratike. Duhet ti japim fund qokave politike dhe të interesit politik dhe financiar për të rritur cilësinë e këtij shërbimi” tha ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj.

Sicred