KRYEFAQJA » LAJME » FIFA Rusi 2018 » Himni i “Rusia 2018”, Era Istrefi shoqëron Will Smithin

Himni i “Rusia 2018”, Era Istrefi shoqëron Will Smithin

Do të jetë Will Smith nën shoqërinë e Nicky Jam dhe Era Istrefi, ata që do të këndojnë këngën zyrtare të botërorit të futbollit “Rusi 2018”, aktiviteti më i madh botëror i futbollit, i cili do të nisë në 14 qershor. Të gjithë në fakt janë mësuar ta shohin si aktor, në filma të ndryshëm, por jo të gjithë e dinë se Uill Smith është edhe një reper i mirë, me 5 albume të realizuara në karrierë. Shumë shpejt të gjithë do ta shijojnë interpretimin e tij edhe në një ngjarje tjetër madhore, shkruan “The Hollywood Reporter”. Do të jetë artisti i madh amerikan i cili do të këndojë këngën zyrtare të BotëroritSëbashku me të, do të jetë edhe këngëtari portorican Nicky Jam dhe shqiptarja nga Kosova, Era Istrefi. Të gjithë të gatshëm për të ndjekur gjurmët e Ricky Martin e Shakira, të cilët kanë kënduar këngët zyrtare të dy botërorëve të mëparshëm në 1998 e 2010. Autori i këngës, titulli i së cilës ende nuk dihet, do të jetë Diplo, dj dhe prodhues këngësh nga Amerika, që ka bashkëpunuar më parë me artistë të mëdhenj, yje të muzikës botërore si: Madonna e Beyoncé.

Sicred