KRYEFAQJA » LAJME » Himarë, tensioni shoqëron operacionin e IKMT
Himarë, tensioni shoqëron operacionin e IKMT

Himarë, tensioni shoqëron operacionin e IKMT

Me kundërshti të forta të banorëve dhe prezencë të shtuar të forcave të policisë, ka nisur sot në mëngjes në Himarë, aksioni për prishjen e disa objekteve që i hapin rrugë zbatimit të fazës së dytë të Projektit “Rikualifikimi urban në Spille-Himarë”.
Banorë të Himarës kanë dalë në hyrje të qytetit me flamuj greke dhe amerikanë dhe e kanë cilësuar këtë ndërhyrje si grabitje të pronave. Për shkak të ndjeshmërisë së kësaj ndërhyrjeje, e cila është kundërshtuar vazhdimisht, madje duke marre edhe ngjyrime nacionale, punonjësit e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit po mbështeten nga Policia e Shtetit. Në njoftimin e policisë së Qarkut Vlore, bëhet e ditur se për funksionimin dhe garantimin e ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike në këtë aksion janë në gatishmëri të plotë rreth 163 forca policore, ndër këto 10 janë grupe të FNSH-së si edhe shërbime të tjera policore nga Vlora, Saranda, Himarë dhe Delvina. Policia njofton gjithashtu se në ambientet policore është shoqëruar një shtetas për arsye se ka tentuar të shkaktojë zjarrvënie në një autobot me gaz i cili ndodhej në ambientin ku po shëmben objektet. Aksioni i IMT synon lirimin e territorit nga 22 objekte. Deri tani janë shembur 8 objekte dhe policia deklaron se është në gatishmëri deri në përfundim të aksionit.

Sicred