KRYEFAQJA » LAJME » Himarë, gjykata vendos ndërprerjen e operacioneve të IKMT
Himarë, gjykata vendos ndërprerjen e operacioneve të IKMT

Himarë, gjykata vendos ndërprerjen e operacioneve të IKMT

IKMT është detyruar të ndërpresi operacionin e prishjes së disa objekteve private në Himarë, pasi Gjykata Administrative e Shkallës së parë në Vlorë nxorri një vendim pezullimi pas ankesës së banorëve të qytetit. Operacioni i nisur sot nga IKMT u zhvillua në një klimë tensioni mes policisë dhe banorëve që kundërshtojnë prishjen e pronave që do ti hapin rruge rikualifikimit urban të Himarës. Banorë dolë në hyrje të qytetit me flamuj greke dhe amerikanë dhe e kanë cilësuar këtë ndërhyrje si grabitje të pronave. IKMT arriti të prishte 8 nga 23 banesat e planifikuara. Qeveria thotë se nuk do të tërhiqet nga plani për rregullimin e Himarës.”Do bëhen kompensime dhe dëmshpërblimet për çdo banesë e cila preket nga zbatimi i këtij projekti. Banorët do kompensohen me vlerën e tregut” tha pak ditë më parë ministri Damian Gjiknuri. Kreu i PBDNJ Vangjel Dule i cili është rreshtuar krahas banorëve protestues u shpreh me tone të ashpra ndaj qeverisë. “Sjellja e Kryeministrit ndaj Himarës dhe himariotëve, mund të krahasohet me sjelljen e një pushtuesi. Rruga e vetme që i ngelët është mërgimi dhe shpërngulja” tha zoti Dule.

Sicred