KRYEFAQJA » LAJME » Hije dyshimi në vettingun e kreut të Gjykatës Kushtetuese

Hije dyshimi në vettingun e kreut të Gjykatës Kushtetuese

Gjyqtari i rradhës që kalon në sitën e Vettingut është kreu i Gjykatës Kushtetueses Bashkim Dedja. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në seancën dëgjimore, ka bërë të ditur se në deklaratat e pasurisë së gjyqtarit Dedja janë gjetur shkelje. Lidhur me një apartament në Golem, Dedja ka ndryshuar deklarimin, duke e cilësuar fillimisht si pronë të vetën e më pas si pronë të vëllait të tij, por sakaq kontrata e energjisë elektrike, thotë KPK, është e lidhur në emër të tij.
Me dyshim është parë edhe blerja e një apartamenti në Tiranë në një kohë kur sipas KPK-së, Dedja nuk e justifikonte këtë blerje me të ardhurat e tij.
Një tjetër pikë ku gjehen shkelje është një deklaratë borxhi prej 25 mijë eurosh. Gjyqtari ka deklaruar fillimisht që shumën prej 10 mijë eurosh ja ka marrë borxh kunatit dhe më pas babait të kunatit, në dy deklarata të ndryshme noteriale.
I dyshimtë për KPK është edhe burimi i një borxh prej 15 mijë eurosh, që ai deklaron se ja ka marrë vëllait, por për të cilin nuk ekziston asnjë dokument.
Vetë Dedja nuk ka qenë i pranishëm në këtë seancë dëgjimore por është përfaqësuar nga avokati i tij, Maks Haxhia, përballë trupës gjykuese që përbëhet prej Valbona Sanxhaktari dhe anëtar Roland Ilia dhe Xhensila Pine.
Avokati Haxhiaj ka sqaruar se ILDKPI nuk ka gjetur shkelje në deklaratat ndër vite të gjyqtarit, si dhe ka sjellë si argument punën në të zezë të vëllezërve të gjyqtarit Dedja, në emigracion.

Sicred