KRYEFAQJA » LAJME » Hidhet shorti për Ligën e Evropës, transmetohet live në RTSH
Hidhet shorti për Ligën e Evropës, transmetohet live në RTSH

Hidhet shorti për Ligën e Evropës, transmetohet live në RTSH

Liga e Evropës, aktiviteti i dytë më i rëndësishëm për klubet evropiane, ka hedhur shortin për fazën e grupeve. Shorti i këtij aktiviteti u transmetua drejtpërdrejt në RTSH Sport. Të premten në Montekarlo 48 skuadrat e kualifikuara janë ndarë në 12 grupe me nga katër ekipe. Leverkusen, Çelsi, Zenit, Anderleht, Arsenal, Vijareal, Lacio, Salsburg, Beshiktash, Dinamo Kiev ishin koka të grupeve. Më tej shorti ka përcaktuar skuadrat e tjera. Një nga klubet e mëdha të Serisë A, Milani, ndodhet në grupin F, sëbashku me Olimpiakos, Betis dhe Dudelanxh të Luksemburgut. NJë short i lehtë në letër për skuadrën e trajnerit Gatuzo. Por gjithçka mbetet për t’u parë në vijim. Një grup i vështirë duket ai G, me Vijareal, Rapid i Vjenës, Spartak i Moskës, e Renxhërs i Skocisë. Edhe Lacio në grupin H, nuk do ta ketë të lehtë rrugëtimin drejt kualifikimin kur do të përballet me marsejën, Frankfurtin dhe Apolon të Qipros. Në gupin L, duket se Çelsi është më i favorizuar, kur përbalë do të ketë kundërshtarë të tillë si PAOK, Bate të Bjellorusisë dhe Vidi të Hungarisë. Ndeshjet për fazën e grupeve në Ligën e Evropës fillojnë në 20 shtator dhe do të përfundojnë në 13 dhjetor. Ky aktivitet i rëndësishëm për klubet evropiane të futbollit do të transmetohet drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Sicred