KRYEFAQJA » LAJME » Hidhet shorti i “play-off”-it, spikat Suedi-Itali

Hidhet shorti i “play-off”-it, spikat Suedi-Itali

Është hedhur në Zyrih të Zvicrës shorti i fazës së “play-off”-it të Botërorit “Rusi 2018” për zonën e Evropës, ku 8 skuadrat përfaqësuese kanë mësuar kundërsharët e tyre. Tetë ekipet përfaqësuese të disa prej vendeve më të mëdha të kontinentit të vjetër, që ishin të dytat më të mira në renditjet e grupeve përkatëse në përfundim të Eliminatoreve të Botërorit të verës së ardhshme, fituan të drejtën për të luajtur në “play-off”-it me shpresën dhe besimin se do të fitojnë biletën për në fazën finale të festivalit më të madh futbollistik në planet. Natyrisht, midis 4 çifteve, spikat dueli midis Suedisë dhe Italisë, 4 herë kampiones së botës që e mbylli grupin eliminator në vendin e dytë, duke lënë prapa Shqipërinë. Ndërkohë, 3 çiftet e tjera, Irlandë e Veriut-Zvicër, Kroaci-Greqi dhe Danimarkë-Irlandë, janë më të barazpeshuara dhe premtojnë betejë deri në fund. Ndeshjet e para të fazës së “play-off”-it të Botërorit “Rusi 2018” për zonën e Evropës, do të zhvillohen më 9 nëntor 2017, ndërsa ato të kthimit 5 ditë më pas, më 14 nëntor 2017. Irlanda e Veriut, Kroaci, Danimarka dhe Suedi do të jenë pritëse në sfidat e para.

Sicred