KRYEFAQJA » LAJME » Hidhet shorti i Kategorisë Superiore

Hidhet shorti i Kategorisë Superiore

Skuadrat e kategorisë superiore në futboll janë njohur tashmë me shortin e kampionatit të 79-të kombëtar. Për herë të parë në historinë e vet, futbollit shqiptar, elitar, do t’i mungojë Tirana, që do të luajë në kategorinë e parë për sezonin e ardhshëm. 10 ekipet që do të lutojnë për titullin kampion apo për të zënë një vend midis 4 të parave për t’iu dhënë mundësia të luajnë në kupat e Evropës, janë njohur me kundërshtarët që do të përballen përgjatë javëve të sezonit të ri futbollistik. Kukësi, Partizani, Skënderbeu, Luftëtari, Teuta, Laçi, Vllaznia e Flamurtari janë skuadrat që vijnë nga kampionati kaluar, ndërsa Kamza e Lushnja janë prurjet nga kategoria e parë. Sipas shortit të hedhur në ambjentet e FSHF, nga sekretari i përgjithshëm Ilir Shulku e shefi i sektorit të garave, Lysjen Nurishmi, në javën e parë do të ndeshen, Partizani-Laçi, Kukësi-Kamza, Skënderbeu-Flamurtari, Lushnja-Vllaznia dhe Teuta-Luftëtari. Sekretari i përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku shpjegon para mediave se fillimi i kampionatit në 9 shtator nuk është i vonuar. “I kemi dërguar nga një shkresë klubeve ku i kemi marrë nga një mendim për datën e fillimit të kampionatit dhe shumica e klubeve të kategorisë superiore dëshirojnë të filloje me datë 9 shtator. Duke marrë për bazë këtë kërkesë të klubeve komuniteti ekzekutiv vendosi që kampionati të filloje me ktë datë. Siç e dini me datën 6 do të luhet superkupa e shqipërisë”. Gjithashtu ai ka sqaruar se nuk do të ketë aspak ngjeshje të ndeshjeve, por kalendari është studiuar mirë dhe nuk do të ketë më shumë se 4-5 ndeshje në muaj.

Sicred